Kreu i LDK-së kërkon zbardhjen e rastit të ish-kolonelit Ahmet Krasniqi

Mos i humb

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me rastin e rivarrimit të eshtrave të Ahmet Krasniqit në Prishtinë thotë se është përmbushur amaneti i të ndjerit. Mustafa thotë se edhe një amanet tjetër që do të duhet të përmbushet është zbardhja e atyre që e vranë Ahmet Krasniqin, i cili kishte qenë ministër i Mbrojtjes në ekzil.

Kreu i LDK-së thotë se zbulimin e vrasjes së Ahmet Krasniqit e ka borxh shteti shqiptar, atje edhe ku u vra.

“Pas njëzet vjetësh, sot trazojmë kujtimet tona të hidhura për aktin e ekzekutimit barbar, nga dora e fshehtë, të kolonel Ahmet Krasniqi, Ministër i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës që veproi në ekzil. Sot po bëhet rivarrimi I eshtrave të këtij burri të Kosovës, trimi e atdhetari, por drejtësia shqiptare i mbetet borxh zbardhjes së vrasjes së tij, para derës së shtëpisë ku banonte me oficerët tjerë të kësaj ministrie në Tiranë, në Rrugën e Medreses”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në facebook.

“Krahas përmbushjes së një amaneti që Baci (siç komunikonim me njëritjetrin) të varroset në Kosovë, shtrohet pyetja se si do të përmbushet amaneti tjetër, ai i zbulimit të dorasëve dhe organizatorëve të ekzekutimit të tij, pas zhvarrosjes nga Tirana dhe rivarrosjes në Prishtinë. Edhe këtë duhet ta kishin llogaritur organizatorët”, ka përfunduar Mustafa./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit