Kreu i MHP-së mbështet operacionin kundër terroristëve në Siri

Mos i humb

Kryetari i Partisë turke opozitare, Partisë Lëvizja Nacionaliste (MHP), Devlet Bahçeli, shprehu mbështetje të plotë për Forcat e Armatosura Turke, të cilat zbatojnë operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin të Sirisë.

Bahçeli deklaroi se bëhet fjalë për një operacion që është qëllim kombëtar. Ai shtoi se Afrini do të jetë arkivoli për terroristët e PYD/PKK, ndërsa më pas do të vijojë edhe Munbixhi i cili do të jetë varreza e tyre.

“Nevojitet të priten rrënjët e partnerit operativ të SHBA-ve. Terroristët e PYD/PKK-së që veprojnë nën maskimin e Forcave Demokratike Siriane duhet të paguajnë për dëshmorët tonë. Le të shembet Afrini ose të digjen terroristët. Pavarësia ose vdekja, fitorja apo shehadeti deri në frymën e fundit”, theksoi kreu partisë opozitare turke, Bahçeli./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit