Kreu i PD-së: Gjendja e mjerueshme, qeveria bën propagandë

Mos i humb

Mbyllje lokale në Katalonjë për shkak të përhapjes së virusit

Qeveria e Katalonjës njoftoi të shtunën se qarku Segria do të vendoset në masa të mbylljes në përpjekje për të parandaluar përhapjen...

Erdoğan: Ekonomia e Turqisë është “në një periudhë të fuqishme të rimëkëmbjes”

Indeksi i besueshmërisë ekonomike të Turqisë u rrit ndjeshëm në 73,5 në muajin qershor, njoftoi të hënën autoriteti statistikor i vendit, duke...

Vatër e re me koronavirus në Korçë me Covid-19 , të infektuar një 50-vjeçare dhe një djalë

Dy raste të reja me koronavirus janë regjistruar në Korçë. Rasti i parë është i një djali të ri,...

Maqedonia e Veriut janë regjistruar 173 raste pozitive dhe 15 viktima me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

Maqedonia e Veriut ka regjistruar sot numrin e vdekjeve më të madh nga COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. 15 viktima janë...

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha u takua sot me fermerë në tregun agroushqimor të Rrogozhinës, ku dëgjoi prej tyre situatën shumë të rëndë të ekonomisë familjare në fshat. Të gjithë fermerët pohuan se nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga qeveria, megjithëse pandemia i goditi rëndë.

“Ilaçet i kam marrë me listë te farmacia. Edhe bukën e kam marrë me borxh, me listë se me 80 mijë lek pension kooperative unë s’e kaloj dot. Turp është ta themi në çfarë situate jemi.”- i tha kryetarit Basha një pensioniste që shiste disa prodhime të bahçes. Por kreu i opozitës ka një mendim tjetër se në anën e kujt qendrin turpi.

“E vërteta nuk është turp. Turp është për atë që lekët e taksave tuaja ua çon oligarkëve e nuk ua jep ju. Kur vjen dita që t’ju ndihmojë, shteti i merr lekët dhe ia çon oligarkëve, jep tendera e koncensione. Ka lënë gjithë popullin në mjerim.”- theksoi Basha në bashkëbisedimin me qindra fermerë të revoltuar nga braktisja e qeverisë.

“Asgjë nuk më kanë dhënë Ushqimi ka shkuar nëpër vila, te kush ka vila. Ndihmat që kanë shpërndarë kanë shkuar në vila. Tallen me ne. Ku shkojnë këto taksat tona? Unë i përgjigjem shtetit me dritë, me ujë, por asnjë lloj ndihme, asnjë lloj ushqimi.”- tha nëna e dy fëmijëve.

“Shitjet në treg kanë rënë gjysmë për gjysmë. Është krizë e thellë, e hedhim prodhimin që nuk shitet. Asnjë ndihmë nuk kemi marrë”- u shpreh një tregtar gjatë bashkëbisedimit me zotin Basha, i cili tha se ka ardhur koha për t’u bashkuar e për t’i dhënë fund praktikës së kësaj qeverie që Shqipëria të punojë për 5 oligarkë, duke i bërë gjithë të tjerët skllevër të tyre.

Fjala e Bashës në takimin me fermerët dhe tregtarët në Rrogozhinë:

Përshëndetje të dashur miq! Jam në tregun e Rrogozhinës në këtë lidhje të drejtpërdrejtë. Siç e shikoni gjendja e fermerëve dhe gjithë atyre që shesin prodhimet e tyre, prodhimet e bahçes, prodhimet e serës është po aq, edhe më e keqe se gjendja e bizneseve që kemi vizituar këto ditë në Tiranë, Durrës, konsumi ka rënë zero. Rrinë këtu me orë të tëra, e dëgjuat rrinë 10, 15, 20 mijë lekë xhiro në javë dhe jo në ditë. Askush nuk ka parë asnjë ndihmë me sy, as ndihmë financiare, as ndihmë ushqimore, gjendja e fermerëve është e rënduar. Propaganda me regji qendrore tregon një pamje të gënjeshtërt, totalisht të pa lidhje me realitetin.

Ky është realiteti, përpara kam kilometër, ndoshta kilometër e gjysëm me tezga të banorëve të zonës, të fermerëve të zonës të cilët kanë ekspozuar prodhimet e tyre, gjysmën e tyre do ta groposin sot sepse nuk shitet. Kjo është një gjendje katastrofale, bujqësia shqiptare ka shtatë vjet në krizë të thellë, por këtë vit me mungesën totale të subvencioneve, me mungesën totale të çdolloj interesimi dhe paketë mbështetje situata ka kaluar atë që mund të përshkruhet si kritike. Ndaj bredhjet me regji qendrore dhe propaganda e pështirë e qeverisë dhe Edi Ramës nuk mund ta fshehë përgjegjësinë e tij, dështimin e tij kriminale sepse ato miliona të cilat ia ka hedhur 4-5 oligarkëve të taksave të shqiptarëve do të mjaftonin që edhe fermeri shqiptar, njësoj si fermeri i Kosovës, si fermeri i Maqedonisë së Veriut të paktën të mbante kokën mbi ujë në këto kohë të vështira. Por jo, e keqja po vazhdon të thellohet.

Vetëm tek Teatri Kombëtar duan të harxhojnë 30 milionë euro taksave tuaja me të cilat mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e fshatrave të Shqipërisë, mund të kishim mbyllur komplet kanalizimet e autostradës Tiranë-Durrës ku janë edhe taksapaguesit më të mëdhenjtë, janë bizneset më të mëdha të cilët janë edhe kontribuuesit më të mëdhenj të cilët qelben nga mungesa e infrastrukturës; mund të ndihmonin mijëra familje në shtrëngesë të madhe në këto kohë të Covid-it të cilat i kanë zhvatur edhe nga qindarkat e fundit. Dhe në vend të tyre e kanë mendjen vetëm të zhvasin dhe të grabisin. Ky është e keqja e Shqipërisë është e keqja e këtyre njerëzve, është e keqja e ekonomisë.

Kjo është një Shqipëri e robëruar nga Edi Rama me 5 oligarkë e cila vazhdon të paguajë për krimet, për hajdutërinë, për zhvatjen e kësaj shoqërie. Ndaj shpëtimi i vetëm është një orë e më parë të garantojmë që ju me votën tuaj t’i drejtoheni kutive të votimit dhe t’i japim fund kësaj të keqe dhe të kthejmë bashkë me demokracinë edhe institucionet tuaja, edhe ekonominë, edhe punësimin, edhe mbështetjen për njerëzit punëtorë.

LIVE – Nga Tregu Agro-Ushqimor në Rrogozhinë.

LIVE – Nga Tregu Agro-Ushqimor në Rrogozhinë.

Gepostet von Lulzim Basha am Mittwoch, 27. Mai 2020

Sot në Shqipëri nuk mbështetet punëtori, nuk mbështetet njeriu i punës, nuk mbështetet prodhimi, mbështetën kriminelët, mbështetem hajdutët, mbështetën 5 oligarkë, e gjithë Shqipëria punon për 5 oligarkë. Kjo situatë do të marrë fund dhe duhet të marrë fund një orë e më parë.

Ky është realiteti këtu nga tregu i Rrogozhinës. Tani do të shkoj tek disa prej fermerëve të Rrogozhinës. Ky është realiteti i vërtetë i Shqipërisë reale. Kjo është Shqipëria reale, ndërsa shfaqjet me regji qendrore janë një fantazi e pështirë, një gënjeshtër e madhe e cila duhet dhe do të marrë fund një orë e më parë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...

Të shtëna në një qendër tregtare në Alabama, vdes fëmija 8 vjeç

Një djalë 8-vjeçar u vra gjatë një shkëmbimi zjarri në një qendër tregtare në Alabama, Riverchase Galleria. Tre persona...

Katari përshëndet marrëdhëniet strategjike me Turqinë

Ministri i Jashtëm i Katarit, Mohamed bin Abdulrahman Al-Thani, ka përshëndetur marrëdhëniet strategjike të vendit të tij me Turqinë, (AA).