Krichbaum: Pro hapjes së negociatave me Maqedoninë, por jo me Shqipërinë

Mos i humb

 

 

Një zyrtar i qeverisë Merkel tha para pak ditësh për të përditshmen gjermane “Welt” se ministria e jashtme është pro hapjes së negociatave.

Michael Roth është ministër i Shtetit dhe ishte i vetmi që iu gjend pranë kryeministrit Edi Rama gjatë vizitës së vështirë në Gjermani.

Por socialdemokrati ka marrë një përgjigje të ashpër të premten. “Për negociatat vendos Parlamenti,” i është përgjigjur konservatori Gunther Krichbaum, kreu i Komisionit për Europën në Bundestag.

Paralajmërimi i fortë vjen në kohën kur Gjermania nuk e ka ende një qëndrim të qartë. Krichbaum thotë se është për hapjen e negociatave me Maqedoninë, por jo për Shqipërinë. Kjo do ishte një goditje shumë e rëndë për vendin tonë. Deputeti gjerman tha se hapja e negociatave me Shqipërinë është e parakohshme.

“Shqipëria ka nisur reforma të shumta, për shembull në gjyqësor, por ato duhen zbatuar tërësisht,” thotë Krichbaum. Kjo vlen veçanërisht për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar “që shpesh arrin në qarqet më të larta të qeverisë”.

Ai nuk përmend emra konkret, por thotë se Komisioni Europian ka treguar më shumë mirëbesim tek Shqipëria.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit