Krimi zgjedhor,PD-Arta Markut:Boll,po pengon dosjet “184” e “339”

Mos i humb

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i ka bërë thirrje kryeprokurores Arta Marku të dërgojë para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve, që ndodhen në dosjet “184” dhe “339”.

Bardhi shkruan në “Facebook” se përfaqësuesja e Ramës në Prokurori i ka në tavolinë dy dosjet, por po pengon hetimin.

“Përfaqësuesja e Edi Ramës në Prokurorinë e Përgjithshme Arta Marku i ka mbi tavolinë dy dosje të krimeve mostruoze zgjedhore, nr. 184/2016 dhe nr. 339/2017. Po humb kohën kot me udhëzime e shkresa pa vlerë! Boll pengove hetimin dhe dërgimin para drejtësisë të hajdutëve të zgjedhjeve, të kapur me përgjime të ligjshme të prokurorisë për krime të rënda.

Krime zgjedhore të rënda janë blerja e votave, kanosja e votuesve, presioni mbi administratën apo përdorimi i administratës për zgjedhje. Këto krime duhen ndëshkuar, pavarësisht nëse janë kryer nga Ulsiu, Damiani apo Vangjushi. Pa u ndëshkuar hajdutët e zgjedhjeve, nuk mund të ketë zgjedhje të tjera në Shqipëri. Boll më me lojra dhe propagandë. Kohë për drejtësi është tani!”, shkruan Bardhi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit