Kriminelët në internet përfitojnë nga koronavirusi

Mos i humb

Vendet evropiane vazhdojnë me lehtësimin e masave të izolimit

Qeveritë evropiane më 25 maj filluan fazën e re të lehtësimit të masave kundër pandemisë, pasi numri i të infektuarve të rinj...

Autoritetet Kineze kanë kryer testin e koronavirusit mbi gjysmës së popullatës së qytetit

Autoritet kineze në Wuhan, ku për herë të parë u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19), kanë kryer testin për më shumë se...

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Ushqimet ideale për të pastruar organizmin nga helmet

Ushqimi i shëndetshëm bën që trupi të rigjenerohet dhe të pastrohet. Sinjali liston pesë lloje të ushqimeve të shëndetshme që ju ndihmojnë...

Gjatë javëve të izolimit për shkak të virusit Corona numri i sulmeve kibernetike të konstatuara në internet u rrit në muajin mars me 30 përqind krahasuar me muajin shkurt.

Për shkak të virusit Corona jo vetëm ata që punojnë nga shtëpia por shumë njerëz po kalojnë gjithnjë e më tepër kohë përpara kompjuterit, qoftë për t’u informuar, argëtuar ose për të porositur mallra on-line.

Kjo situatë ofron kushte ideale që kriminelët në internet. Sipas sondazheve të kompanisë “G Data Cyber Defense”, që ofron programe për mbrojtjen prej viruseve në Gjermani, numri i sulmeve kibernetike në mars u rrit me rreth 30 përqind krahasuar me shkurtin. Këto janë vetëm sulmet e zbuluara. Numri i përgjithshëm i sulmeve ka të ngjarë të jetë shumë herë më i lartë dhe dëmi i shkaktuar mund të arrijë në disa milion euro. Bujën më të madhe e bënë përpjekjet për mashtrim në faqet e internetit të qeverisë gjermane ku ofrohej ndihmë financiare për bizneset.

Çdo tetë sekonda një virus ose program i dëmshëm

Sipas Tim Berghoff, ekspert për sigurinë e IT pranë G Data Cyber Defense objekt i sulmeve janë jo vetëm telefonët celularë apo tablets por edhe kompjuterat dhe lap-topet. Skenaret e sulmeve nuk janë të ndryshme për shkak të pandemisë, thotë ai, por është shtuar numri i sulmeve dhe i programeve të dëmshme. Një ndër të është Emotet që shërben si çelës për të infiltruar në një sistem ose rrjet dhe për t’u hapur rrugën programeve të tjera të dëmshme (malware) shtesë.

Mendo para se të klikosh!

Kujdes duhet treguar në këto kohë sipas ekspertëve edhe ndaj reklamave në portalet e internetit që ofrojnë artikuj që lidhen drejtpërdrejtë me Covid-19, si për shembull maska të lira ose teste për Coronën.

Po ashtu qarkullojnë edhe faqe të rreme në formë portalesh që ofrojnë gjoja ndihmë të menjëhershme për të prekurit nga kriza e Coronës. Po ashtu në rrjet publikohen edhe grafikë në lidhje me Coronën, që janë të ngjashme me faqen e internetit të Johns-Hopkins, por që janë të lidhura me kode programesh të dëmshme.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me...

Koronavirusi, Maqedonia e Veriut zgjat gjendjen e jashtëzakonshme

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli gjendje të re të jashtëzakonshme për 14 ditë për shkak të krizës së krijuar...

Rama për ”Le Monde”: Informacioni i cunguar pashmangshmërisht shndërrohet në një gënjeshtër të madhe

Prishja e ndërtesës së vjetër dhe të shkatërruar të Teatrit Kombëtar, në zemër të Tiranës, për t’u zëvendësuar nga një ndërtesë e...