Kriza me Kinën, kreu i Apple takon Trumpin për të diskutuar për tregtinë

Mos i humb

 

 

Shefi ekzekutiv i gjigantit teknologjik Apple, Tim Cook, ka realizuar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë, ku për temë diskutimi kanë pasur tregtinë, me theks të veçantë tarifat e reja të miratuara mbi disa produkte dhe materiale të caktuara.

“Do të flasim për shumë gjëra, përfshirë edhe trajtimin e padrejtë tregtar të SHBA-ve, nga shumë vende”, shkroi Trump në Twitter para takimit.

Tensionet mes Kinës dhe SHBA-ve janë akoma në rritje, ndërkohë që shumë investitorë druajnë se mund të shpërthejë një luftë e përgjithshme tregtare mes të dyja vendeve.

Një luftë e tillë do të prekte shumë kompaninë Apple, e cila prodhon në Kinë telefonin iPhone, ndërkohë që kompania po përpiqet në Kinë të ndërtojë një treg më të madh për produktet e veta.

Gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, Trump kritikoi kompaninë Apple për mosprodhimin në SHBA të iPhonëve dhe iPadëve, megjithatë, kohëve të fundit vërehet një zbutje e toneve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit