Kriza/ Meta: Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë

Mos i humb

Ndërsa sot u shpreh i gatshëm të rishikojë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, presidenti Ilir Meta, ka reaguar sërish përmes një postimi në tWitter, lidhur me krizën politike.

“Askush nuk duhet të ketë frikë nga vota e lirë e qytetarëve shqiptarë që qëndron në themel të bashkëjetesës demokratike, pa garantimin e së cilës nuk mund t’i çelim as negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.” -shkruan Meta.

Në reagimin e tij të gjatë për situatën politike në vend, kreu i shtetit tha edhe një herë sot se ishte i gatshëm të vinte në dispozicion të tij, mandatin e tij presidencial në funksion të zgjidhjes së ngërcit politik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit