‘Kriza’/Zv.ndihmës sekretari amerikan në Tiranë, takim me Ramën

Mos i humb

Duket se pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë për të zgjidhur krizën politike shqiptare futet edhe diplomacia amerikane. Zv.ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Mathew Palmer ka mbërritur sot në Tiranë.

Mathew Palmer nisi axhendën e takimeve në kryeministri me kreun e qeverisë Edi Rama.  Zyrtari amerikan mbërriti në kryeministri rreth orës 15:45.

Axhendë më të ngjeshur Palmer do të ketë ditën e martë, ku në mesditë do të takohet me kryetaren e LSI-, Monika Kryemadhi, në drekë ëshë parashikuar takimi me kreun e opozitës Lulzim Basha ndërsa rreth orës 17:30 zyrtari amerikan do të pritet në Presidencë nga kreu i shtetit, Ilir Meta.

Pas takimeve me zyrtarët e lartë, mësohet se Mattheë Palmer do të ketë një takim edhe me një grup gazetarësh shqiptarë.

Palmer vjen në Shqipëri në një kohë kur opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje. Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të pranishme në terren, për mbarëvartjen e situatës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit