Kroaci, regjistrohen 57 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit

Mos i humb

Në 24 orët e fundit, në Kroaci janë regjistruar 57 raste të reja të të infektuarve me koronavirusin e ri (COVID-19), me çka numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve deri më tani ka shkuar në 3.151.

Nga 842 raste aktive, 93 pacientë janë po trajtohen në spitale dhe katër prej tyre asistohen me respiratorë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë i vdekur, njoftuan autoritetet shëndetësore.

Që nga shfaqja e rastit të parë më 25 shkurt e deri më tani, vendi ka regjistruar gjithsej 113 viktima nga virusi, kurse 2.196 të infektuar janë shëruar.

“Në vetizolim aktualisht gjenden 4.801 persona”, njoftoi Shtabi i Mbrojtjes Civile i Kroacisë.

Deri më tani, në Kroaci janë testuar 85.410 persona, prej të cilëve 1.244 në 24 orët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit