Kroacia do ta mbështesë Kosovën në rrugën e Integrimeve Europiane

Mos i humb

Ministri i Punëve të jashtme, Behgjet Pacolli me vizitën e Ministrës se Punëve të jashtme nga Kroacia, Marija Pejqinoviq-Buriq deklaroi për bashkëpunimin mes dy shteteve dhe mbështetjen e metutjeshme të Kroacisë ndaj Kosovës, raporton Kosova Post.

“Erdhëm në konkludim se dy shtetet tona bashkëpunojnë siç e don tradita dhe do të jemi se bashku edhe me tutje. Kroacia e mbështet Kosovën dhe sot kam marr edhe dëshmi se Kroacia do të qëndroj mbrapa nesh edhe me tutje”, tha Pacolli duke shtuar se këto marrëdhenie duhet të qëndrojnë në të mirën e qytetarëve të vendit.

Ministri Pacolli falendëroj homologen e tij për vizitën dhe për kujdesin që ka pasur ndaj Kosovës si dhe për mos anashkalimin ndaj vendin tonë.Kroacia ka qenë zë i theksuar i Kosovës.

Ndërsa Ministrja e Punëve të jashtme të Kroacisë, Marija Peejqinoviq-Buriq uroj Kosovën për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, duke theksuar se Kosova është një shtet i ri i cili ka bërë shumë hapa deri me tani por që Koracia do t’i ndihmojë të hyjë në rrugën euroatlantike.

“Kosova ka bërë shumë hapa dhe është një shtet i respektuar por ka shumë sfida që duhet kaluar dhe Kroacia do që ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj evropiane. Miqtë nevojiten në të gjithë sferat.Në lobimin që bën Kroacia Kosova duhet të jetë aty. Liberalizimi i vizave është shumë i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës, sidomos për të rinjtë. Kufizimet fizike që vijnë nga regjimi i vizave pamundësojnë të rinjtë që potencialin e tyre ta zhvillojnë deri në fund. Po mundohemi që të gjitha çështjet që po merr qeveria e Kosovës dhe shpresojmë që kjo të ndodh sa më shpejt”. Ka thënë Buriq.

Ministrja Buriq ka theksuar se do të ndihmojnë që Kosova të anëtarësohet gjithkund, si edhe INTERPOL dhe UNESCO.

“Sa i përket hyrjes në NATO-së, kriteri është i ngjashëm por ka një rrugë të veçantë që është edhe dialogu me Serbinë, që është parakusht për Serbinë për hyrjen e saj. Është me rëndësi që të punohet në këtë çështje”.

“Pakica shqiptare është në kuvendin tonë, që është njëri prej partnerëve të qeverisë, ku japin kontributin e tyre. Duam edhe në Kosovë që ta avancohet pakica kroate, besoj që ekziston një vullnet i mirë. Kam marrë premtime që të bëhet në drejtim të shkollës, infrastrukturës dhe punësimit. Është e rëndësishme që kjo pakicë të mbahet këtu”, tha Buriq.

Për dialogun me Serbinë, Buriq ka thënë se duhet të gjendet një zgjidhje që është e pranueshme për të dy palët.

Ndryshe, ministri Pacolli edhe njëherë theksoi së çështja e demarkacionit do të kalojë, duke thënë se mos miratimi i këtij dokumenti ka lënë peng gjithë vendin./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit