Krokodili tmerron banorë në Çikago, shfaqet si i paftuar (video)

Mos i humb

Policia në Çikago konfirmoi prezencën e një krokodili në lagunën e një prej parqeve më popullore në këtë qytet.

Kjo u përcaktua nga hetuesit, të cilët zbuluan se ishte një aligator rreth një metër e gjysmë i gjatë.

Zëdhënësi i Policisë së Çikagos, Anthony Guglielmi tha se hetuesit shkuan në lagunën e Parkut Humboldt në perëndim të qytetit dhe zbuluan se kishte një banor të pazakontë, të njoftuar më parë nga qytetarët në rrjetet sociale.

Zyrtarët nuk kanë përgjigje për pyetjen se si u gjend kafsha aty, raporton AP.

Drejtuesit e qytetit thonë se ka kurthe për aligatorët në lagunë me shpresën se kafsha do të notojë në një prej tyre dhe do të tërhiqet në mënyrë të sigurt.

Guglielmi tha se krokodili pritet të kapet dhe të transferohet në kopshtin zoologjik, ku do të trajtohet nga veterinerët. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit