Kryebashkiaku i Londrës: Trump e mori mesazhin e qartë

Mos i humb

Kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, deklaroi të premten se me anulimin e vizitës së paraparë për muajin shkurt në Britani të Madhe, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump “mori mesazhin e qartë”.

“Duket se presidenti Trump mori mesazhin e shumë londinezëve të cilët e duan dhe admirojnë Amerikën dhe amerikanët, por në të njëjtën kohë, kundërshtojnë politikat dhe veprimet e saj të cilat i vlerësojnë se janë në kundërshtim me vlerat e qytetit tonë që janë diversiteti dhe toleranca”, shkroi Khan në llogarinë e tij në Twitter.

Trump nëpërmjet llogarisë së tij në Twitter, njoftoi se ka anuluar vizitën e tij në Britani për të hapur godinën e re të ambasadës në lindje të Londrës.

Trump tha se zhvendosja e ambasadës ka qenë një “marrëveshje e keqe”, meqë godina është në një zonë joatraktive.

Presidenti amerikan tha se arsyeja për anulimin e vizitës në Londër është sepse nuk i ka pëlqyer vendimi i administratës së Obama-s për të shitur ambasadën për një çmim “kikirikësh” për të ndërtuar një të re për 1.2 miliard dollarë në një tjetër lokacion.

Khan tha se vizita e Trumpit muajin e kaluar, padyshim se do të ishte e shoqëruar me protesta masive paqësore, ndërkohë që ripërsëriti kritikat në adresë të kryeministres britanike, Theresa May, për ftesën dërguar Trumpit, të cilën ia dorëzoi gjatë qëndrimit të saj në Washington në janar të vitit 2017.

Një vepër e tillë hasi në reagime të shumta negative në Britani të Madhe, nga shkaku i ndalesës së diskutueshme amerikane për udhëtarët nga shtatë shtetet me shumicë muslimane.

Lidhur me këtë, në Britani u lançua një fushatë e cila i bënte thirrje qeverisë së atjeshme të pezullojë ftesën për Trumpin, ku peticioni u nënshkrua nga 1.85 milionë qytetarë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit