Kryediplomatët e BE-së, në Sofje edhe për Ballkanin

Mos i humb

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit europian mblidhen sot në Sofje për takimin jozyrtar të shumëlakuar gjatë kësaj periudhe kohe, i cili mbahet në një format të konsideruar si ekstremisht efikas në diplomacinë e lartë.

Ballkani Perëndimor, Siria dhe Koreja e Veriut do të jenë temat kryesore të diskutimit për shefat e diplomacive europiane, gjatë 48 orëve të ardhshme.

Përfaqësuesit e 5 vendeve pretendente që t’i bashkohen bllokut do të bëhen pjesë e takimit të premten.

Pas publikimit të strategjisë europiane të zgjerimit të Komisionit Europian më 6 shkurt për Ballkanin Perëndimor, këto diskutime do të ofrojnë një mundësi për rikonfirmimin e perspektivës europiane të rajonit, e do të theksojnë reformat që duhen implementuar prej vendeve të tij.

Pikërëndesa, si përherë është sundimi i ligjit. Takimi zhvillohet në kryeqytetin bullgar, pikërisht në kohën kur Bullgaria ka marrë Presidencën e radhës së BE-së dhe e ka bërë të qartë angazhimin e saj pro anëtarësimit.

Më 17 maj, Sofja do të mirëpresë edhe Samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku janë ftuar të marrin pjesë 6 udhëheqësit rajonalë./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit