Kryemadhi: 27 janari ishte vetëm fillimi, shqiptarët mposhtën frikën

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh në një deklaratë për mediat se protesta e 27 janarit ishte vetëm fillimi. Tashmë tha ajo, axhenda është e njerëzve, të cilët nuk do të ndalen deri në largimin përfundimtar të Edi Ramës.

“Nuk është thjesht një parakalim përpara godinës ku gatuhet krimi po një protestë për t’i treguar Edi Ramës dhe gjithë atyre që e rrethojnë atë sepse sapo ka nisur beteja për ta rrëzuar, betejë që nuk është në dorë të opozitës, po betejë që bën gjithë populli shqiptar kundër pabarazisë së regjimit të Edi Ramës, kundër emigracionit që po shtohet çdo ditë e më shumë, kundër kësaj klike që çdo ditë e më shumë po i varfëron ata. Protesta e ditës së shtunë është fillimi sepse axhëendën e opozitës e bëjnë tanimë shqiptarët dhe nuk do të ndalet më deri në largimin përfunditmar të tij”, deklaroi kryetarja e LSI-së./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit