Kryemadhi e Basha: Çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit

Mos i humb

​Mbi 700.000 të vdekur nga koronavirusi në botë

Sipas të dhënave më të fundit nga faqja e internetit Worldometer, më shumë se 700.000 njerëz kanë vdekur nga infeksioni koronavirus në...

Thyen xhamat e Prokurorisë dhe godet punonjësin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 39-vjeçar, pasi rreth mesditës së sotme ka thyer xhamat e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së...

Zvicër : Nuk do të pranohen në klasë nxënësit që kanë pushuar në vendet me rrezik

Nxënësit që sapo janë kthyer nga një vend me rrezik ku kanë kaluar pushimet verore, nuk kanë çfarë të kërkojnë në klasë....

Britania mund të përfshihet nga kryengritjet për shkak të politikës dhe koronavirusit

Kryengritjet gjithëpërfshirëse mund të kaplojnë Britaninë nëse autoritetet nuk i zvogëlojnë tensionet e shkaktuara nga faktorët si koronavirusi, taktikat e policisë, lëvizjes...

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi së bashku me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha kanë zhvilluar një takim virtual me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.

Me anë të një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se në kët takim online u rikonfirmua dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Ndër të tjera Kryemadhi shkruan se në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Postimi i Kryemadhit:

Nën sfidën e një takimi virtual bashkë me z.Basha zhvilluam sot një bashkëbisedim miqësor me Raporteren për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, znj. Isabel Santos.

Rikonfirmuam dhe njëherë që Opozita e Bashkuar përtej prioritetit për të përballuar sfidën ndaj Covid-19 dhe pasojave ekonomike të saj, mbetet e angazhuar plotësisht në përmbushjen e të gjitha kushteve që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.

Edhe pse kryeministri i vendit provokoi opozitën dhe qytetarët shqiptarë me shembjen e Teatrit Kombëtar në mes të pandemisë, përmes vendimeve të falsifikuara, përdorimit të policisë private pa asnjë numër identifikimi dhe ushtrimit të dhunës së paprecedentë kundrejt qytetarëve dhe artistëve, Opozita e Bashkuar ishte e vendosur të finalizonte Reformën Zgjedhore, në bashkëpunim me faktorin ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira në vend dhe për të plotësuar një nga kushtet thelbësore për çeljen e negociatave të Shqipërisë.

Në një Parlament me vetëm 122 deputetë, mazhorancës i nevojiten vetëm 73 vota për të miratuar ligjin e ri elektoral. Ndaj çdo alibi për të prishur dakordësinë e 5 qershorit është thjesht tentativë për të vrarë dialogun politik në vend dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Caktohet administratori që do menaxhojë 26 pasuritë e sekuestruara të Ylli Ndroqit

Arjan Baci është administratori i caktuar shtetëror i pasurive të sekuestruara të biznesmenit dhe aksionerit Ylli Ndroqi. Mësohet se Baci do të...

Në ‘luftë’ prej 1949/ Izraeli ndihmon armikun në ditët e vështira, dërgon mjekë në Liban

Që prej vitit 1949 nuk kanë një marrëdhënie diplomatike, madje e konsiderojnë njëra- tjetrën armike, e megjithatë në këtë situatë të vështirë...

Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Venezuelë

Turqia do të dërgojë ndihmë mjekësore në Venezuelë në kuadër të një marrëveshjeje bilaterale midis dy vendeve. Sipas një...

Si Të Përballesh Me Simptomat Fizike Të Ankthit

Përjetimi i ndjenjave negative, stresit, mërzisë apo ankthit pa dyshim që janë prezente tek çdo njeri në pjesë të caktuara të ditës...

Tropojë/ Punonjësi shkoi në spital pa shenja jete, arrestohet pronari i biznesit ku punonte

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan shtetasin Sh. M., 48 vjeç, banues në fshatin Bujan, pronar i...