Kryemadhi: Rama synon shkatërrimin e të ardhmes së rinisë

Mos i humb

 

Në një aktivitet për problematikat e Maturës Shtetërore, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se kryeministri Rama synon shkatërrimin e të ardhmes së rinisë shqiptare.

 “Dëgjoja paradën e Ramës që çdo ditë e më shumë ka frikë nga plakja e tij. Frika e tij po shkon dretj shkatërrimit të së ardhmes së rinisë shqiptare dhe plakja e një rinie vjen duke shkatërruar arsimin, një brez që gjen zgjidhjen për tu larguar sa më shpejt nga vendi. Këta dinosaurët e sotshëm që janë përsëri të së shkuarës nuk mund ta ndalojnë rininë shqitpare të përmbysë këtë regjim diktatorial, që po uzurpon çdo ditë e më shumë çdo institucion mësimdhënie”, tha Kryemadhi.

Ajo shtoi se Rama e pranoi vetë se njerëzit nuk ushqehen me suksese, që sipas saj, janë thjesht në “imagjinatën e kryeministrit”.

Top Channel
Artikulli i mëparshëm
Artikulli i rradhës
- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit