Kryemadhi: TVSH ndaj biznesit të vogël, skemë përfitimi për familjarët e Edi Ramës

Mos i humb

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ndodhet në Fier ku edhe po zhvillon një takim me anëtarët në këtë qytet.

Duke folur para tyre, Kryemadhi ka vënë theksin tek ‘gjoba’ e re që qeveria i ka vënë biznesit të vogël.

Sipas saj, pagesa e TVSH-së nga biznesi i vogël do të sjellë probleme të mëdha. Kryemadhi në fjalën e saj theksoi faktin se, Shqipëria ka shkallën më të lartë të vetëpunimit në Europë.

Sipas kryetares së LSI-së, përfshirja e biznesit të vogël në skemën e TVSH-së ka pas një skemë përfitimi për familjarët e Edi Ramës.

Kryemadhi theksoi se 130 mijë biznese të vogla do të paguajnë tani TVSH dhe kjo do të vendosë në vështirësi drejtorinë e Tatimeve.

“Disa muaj pas vendosjes së TVSH-së për biznesin e vogël do të lindë problemi i mbledhjes së kësaj takse. Tatimet nuk do të mund të e mbledhin dot dhe këtu do hyjë në lojë plani i vërtetë i Ramës. Do të japë me koncesion mbledhjen e TVSH-së.

Kjo është një skemë përfitimi e pastër e familjarëve të Edi Ramës’, theksoi kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në Fier./SYRI.net/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit