Kryemadhi, Vasili, Basha e Bylykbashi mblidhen në PD, pritet vendimi

Mos i humb

Ndërsa pritet arritja e një marrëveshje për Reformën Zgjedhore mes palëve politike, e negociuar me ambasadorët e SHBA-ve, Yuri Kim, atë të BE-së, Luigi Soreca dhe Duncan Norman i Mbretërisë së Bashkuar në selinë e PD-së ka lëvizje.

“Topi” sic ka deklaruar edhe ambasadorja amerikane është në fushën e Lulzim Bashës dhe pritet me padurim qëndrimi i opozitës.

E ndoshta për të marrë vendimin final opozitarët janë takuar sërish. Teksa ora shënoi 18:05 minuta i mandatuari i LSI-së në Këshillin Politik, Petrit Vasili  zhvilloi një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha.

Në takim është edhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi.

 Palët janë në prag të arritjes së marreveshjes së shumëpritur për reformën zgjedhore. Madje në selinë e PD-së, për t’ju bashkëngjitur takimit ka shkuar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, (ora 18:30).

Nuk dimë nëse opozitarët do dalin publikisht me një qëndrim, por ajo që dihet është fakti se rreth orës 19:30 kur është parashikuar të mblidhet Këshilli Politik, mund dalë “tym i bardhë” nga Pallati i Kongresve.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit