Kryeministi libanez Hariri prolongon parashtrimin e dorëheqjes

Mos i humb

Kryeministri i Libanit Saad Hariri njoftoi sot se me kërkesë të presidentit të shtetit Michel Aoun ka shtyrë parashtrimin e dorëheqjes nga posti i kryeministrit.

Duke folur në një ceremoni të organizuar në Pallatin Presidencial me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Libanit, Hariri tha për mediat se gjatë takimit me presidentin Auoun kishte parashtruar dorëheqjen, mirëpo këtë hap e ka prolonguar më pas me kërkesë të tij.

“Unë e diskutova çështjen e dorëheqjes me presidentin Aoun, i cili kërkoi nga unë të mbaj pezull dorëheqjen dhe të zhvilloj më tepër diskutime lidhur me të. Unë e pranova këtë kërkesë të tij”, tha Hariri.

Ndryshe, Hariri i cili njoftoi dorëheqjen nga posti i tij gjatë qëndrimit në Arabinë Saudite më 4 nëntor, mbërriti në vendin e tij 17 ditë pas dorëheqjes.

Pas njoftimit të dorëheqjes, ai zhvilloi takime me mbretin e Arabisë Saudite, Salman bin Abdulaziz, dhe takime në Emiratet e bashkuara Arabe dhe në Francë.

Së fundmi Hariri ka zhvilluar një takim në Egjipt me presidentin Abdulfettah es-Sisi, ndërsa më pas realizoi një vizitë në Qipron greke.

Dorëheqja e papritur e Haririt në një transmetin televizv teksa ndodhej në Arabinë Saudite ndodhi mes tensioneve midis Arabisë Saudite dhe Iranit.

Në adresimin e tij të dorëheqjes, Hariri kritikoi Iranin dhe Hezbollahun, duke i akuzuar ata për nxitje të “kryengritjes” në rajon dhe për ndërhyrje në çështjet arabe, madje duke shtuar se është i shqetësuar se ndaj tij mund të bëhet atentat.

Nga ana tjetër, presidenti Auoun dhe Hezbollahu deklaruan se Arabia Saudite ka detyruar Haririn të dorëhiqet dhe se është duke e mbajtur atë kundër vullnetit të tij, akuza këto të cilat Arabia Saudite i ka mohuar./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit