Kryeministrat e harruar të Kosovës!

Mos i humb

Tani Bajram Kosumi është rektor i Universitetit të Gjilanit, mirëpo në të kaluarën ai ka qenë edhe kryeministër i Kosovës. Kosumi ishte bërë mandatar për formimin e qeverisë së re, pas dorëheqjes dhe shkuarjes në Hagë të ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Asokohe, Partia e Hashim Thaçit ishte në opozitë. Para tij, këtë post vetëm për dy javë e ushtroi edhe Adem Salihaj i LDK-së.

Postin e kryeministrit i kishte rënë për hise ta bartë edhe ushtaraku, Agim Çeku. Pas këtij posti, karriera e tij morri kahe të çuditshme. U bë kryetar i PSD- së së Kaqusha Jasharit, e më pas u bë pjesë e PDK- së.

Para se të bëhej Hashim Thaçi kryeministër, barra e të parit të qeverisë i kishte rënë për hise edhe të ndjerit, Bajram Rexhepi. Më pas, nisi “epoka e Hashim Thaçit” në krye të Qeverisë, e cila ndaloi vetëm pasi që në marrëveshje me LDK- në e Isa Mustafës, Thaçi u zgjodh president. E, derisa ai vazhdon të mbetet president, ish kryeministri Isa Mustafa nuk e çoi deri në fund mandatin. Vendin e tij e zuri Ramush Haradinaj i cili kohëve të fundit po përballet me pakënaqësi serioze thuajse nga të githa shtresat./KosovaPost

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit