Kryeministri armen testohet pozitiv ndaj COVID-19

Mos i humb

Në një video të drejtpërdrejtë në Facebook, Pashinyan tha se ai “me siguri” është infektuar me virusin në një nga takimet e punës në të cilat kishte marrë pjesë. 

Ai tha se nuk ka ndonjë simptomë të virusit dhe se do të përpiqet të punojë nga zyra e tij sa më shumë që të jetë e mundur.

Duke theksuar se Armenia “nuk po ia del mirë” në luftimin e virusit COVID-19, ai u bëri thirrje qytetarëve të mësojnë të jetojnë me të.

Që nga e premtja, gjithsej 460 persona tjerë u konfirmuan se janë kontraktuar me COVID-19 në vend, duke arritur gjithsej në 8.676.

Numri i të shëruarve arriti në 3.297, ndërsa numri i vdekjeve në 120.

Gjithashtu, janë bërë 56.042 testime në vend, pasi 4.214 janë akoma duke u trajtuar.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit