Kryeministri Haradinaj i premton mbështetje Shpend Ahmetit

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj sot është takuar me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti, me ç’rast kanë diskutuar për shumë çështje të rëndësisë së veçantë që kanë të bëjnë me kryeqytetin e Kosovës.

Haradinaj theksoi se është diskutuar për një ndër projektet më të rëndësishme në Prishtinë, atë të unazës së Prishtinës.

“Veçanërisht folëm për unazën e Prishtinës. Nuk po e elaboroj gjithë por kemi një ide se si të ecim përpara. Komuna propozon mekanizmin dhe drejtimin e punës, kemi marrë obligim që takimin e ardhshëm të bëjmë bashkë me komunën dhe ne nga Qeveria, dhe që aty të jenë drejtorët dhe ministrat. Ne do të jemi në shërbim të komunës për t’i përkrahur këto tema”,ka thënë Haradinaj

Poashtu, Haradinaj duke folur për këto çështje tha se diskutuam edhe për Ligjin për Prishtinën, Policinë komunale, shëndetësinë dhe Pallatin e Rinisë.

“Pallati ka disa probleme të caktuara financiare. Kemi biseduar dhe për gjendjen aktuale në arsim, ku fokusi jonë është tek testi PISA, por nuk e anashkaluam as edhe shëndetësinë. Gjithashtu kemi diskutuar edhe për sportistët dhe të bërit biznes, përvjetorin e pavarësisë, pasi të gjitha manifestimet bëhen në Komunën e Prishtinës”, ka thënë Haradinaj

Ndërsa, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se çështja e pallatit në Prishtinë do të përfundojë.

“Diskutuam për Pallatin në Prishtinë. Na ka mbetur çështje procedurale që kjo çështje të përfundojë. Diskutuam me Haradinajn edhe për disa projekte madhore siç është gjetja e një zgjidhje për zhbllokimin e komunikacionit në Prishtinë. Unaza e qytetit në Prishtinë duhet të bëhet sa më shpejt. Njerëzit që do të hyjnë në Prishtinë do ta kenë më të lehtë shmangien e turmave duke gjetur rrugë alternative, tha Ahmeti.

Poashtu, kërkova nga Haradinaj që të na lejohet hapësira e një salle koncertale për ndërtimin e pallatit të operës. Do të punojmë bashkë me qeverinë, Mistrinë e Kulturës që të arrijmë këtë projekt të përbashkët” ka thënë Shpend Ahmeti./KosovaPost/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit