Kryeministri Haradinaj: Javën e ardhshme Qeveria vendosë për rritjen e pagave

Mos i humb

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se ka ardhur koha për të ndryshuar pagën minimale në vend”.

Sipas Haradinajt, Qeveria në javën e ardhshme mund të marrë vendimin për rritjen e pagave, ku siç tha ai, paga nuk do të jetë nën nivelin e koeficientit 1.

“Tema është mjaftë e rëndësishme paga minimale në vend. Kanë kaluar 8 vjet me këtë pagë minimale. Procesi i marrjes së një vendimi është në Këshillin Ekomomik Social, i cili i propozon qeverisë për pagën minimale. Ne kemi pasur propozim të mëhershëm, por nuk ka pasur kuorum. Sipas dinamikave kohore dhe informatave që kemi marrë nga ministri Reçica, është përcaktuar para shumë ditësh që të jetë nesër. Në javën tjetër Qeveria mund të marrë vendim. Ne nuk kemi drejt  ta paragjykojmë koeficientin, por ne nuk kemi drejt më dhanë numra por vendosim në bazë numrave që na vinë. Ideja është që mos me lënë pagë nën koeficientin 1. Heronjtë ekonomik në Kosovë janë sipërmarrës që punësojnë njerëz, disa janë të mëdhenj disa janë më të vegjël dhe ne i kemi këta heronj tanë, prandaj nuk mundemi me rritë pagën pa i fuqizuar këta”, tha Haradinaj.

Me tutje, Haradinaj kërkoj nga deputetët që ta mbështesin rritjen e pagës minimale, pasi sipas tij, nëse jemi të bashkuar mund të rregullohet të bërit biznes dhe trajtimi i drejtë i të punësuarve në vend.

“Për të përmirësuar pagën në sektorin privat është dashur të rregullohet ekonomia në vend. Në Kosovë duhet të punojmë së bashku punëdhënësit, punëmarrësit, sindikatat që të rregullohet të bërit biznes dhe trajtimi i të punësuarve në sektorin privat dhe të drejtave. Mirëpresim përkrahjen e juaj e Kuvendit të Kosovës. Është një moment kohor i duhur për të ndryshuar pagën minimale në vend. Duhet të jemi të bashkuar dhe të marrim koeficientin që ta kemi si pikë nisje”, tha Haradinaj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit