Kryeministri Haradinaj merr vizën amerikane

Mos i humb

Merr fund edhe shakaja e pajisjes së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, me vizë amerikane, e cila u bë lajm në media ditët të fundit.

Kjo çështje mori fund pasi i pari i ekzekutivit sot ka marrë vizën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku edhe pritet që të udhëtojë së shpejti për të qenë pjesë e Lutjeve të Mëngjesit më 8 shkurt në Washington.

Lajmin e ka konfirmuar për Klan Kosovën, Donjeta Gashi, zëdhënëse e Qeverisë së Kosovës.

Kryeministri kosovar gjatë qëndrimit në SHBA do të ketë takime me kongresistë dhe senatorë, të cilat, sipas Gashit, tashmë janë konfirmuar.

Vetë Haradinaj kishte thënë përmes një postimi në Facebook se i ishte nënshtruar të gjitha procedurave të rregullta dhe se po priste vizën, si gjithë qytetarët.

“Pres edhe për vizë deri kur të ma japin. I besoj Kosovës! I besoj Amerikës! Jam ende në procedurë për vizë”, kishte shkruar para disa ditëve kryeministri.

Ditë më parë kryeministri Haradinaj është pajisur edhe me vizë britanike. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit