Kryeministri Haradinaj pret nga Thaçi që ta propozojë emrin e ri të drejtorit të AKI-së

Mos i humb

Pa udhëheqje ka mbetur Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, pas dorëheqjes së drejtorit Driton Gashi.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, ende nuk kanë zgjedhur asnjë emër ta emëruar në postin e drejtorit të AKI-së.

Haradinaj tha se është duke pritur propozimin nga presidenti Hashim Thaçi, meqë sipas ligjit propozimin duhet ta bëjë kreu i shtetit.

Haradinaj: Po pres propozimin e presidentit Thaçi

“Njëkohësisht për AKI-në, procedura është që propozimi vjen nga presidenti, por emërimi bëhet dypalësh. Jam në pritje të propozimeve nga presidenti, jemi në diskutime që kjo të ndodh, po interesohemi që të kemi një vazhdimësi në AKI dhe funksionet e veta që ka AKI”, u shpreh Haradinaj.

Dorëheqja e shefit të AKI-së, Driton Gashi, erdhi pas arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq, duke mos informuar krerët e shtetit. /kp/.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit