Kryeministri Haradinaj priti në takim liderin e BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmetin

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, me të cilin ka biseduar për temat më të rëndësishme për Kosovën dhe Maqedoninë.

Kryeministri Haradinaj vlerësoi rolin konstruktiv të kryetarit Ahmeti dhe të shqiptarëve në Maqedoni, për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, Maqedonia por edhe rajoni.

Kryeministri e njoftoi për progresin që ka arritur Kosova dhe hapat që është duke ndërmarrë Qeveria e Kosovës në proceset integruese evropiane dhe euroatlantike si dhe për zhvillimin ekonomik të vendit dhe hapjen e perspektives për të rinjtë.

“U dakorduam që të angazhohemi bashkërisht që t’u gjejmë zgjidhje shumë çështjeve të rëndësishme, të cilat presin prej kohësh”, tha kryeministri Haradinaj duke vlerësuar raportet e mira ndërfqinjësore të cilat janë në funksion të paqes dhe zhvillimeve demokratike në rajon.

Edhe kryetari Ahmeti theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të të dyja vendeve dhe mundësinë e thellimit të raporteve bilaterale, në të gjitha fushat e interesit të përbashkët për popujt e të dyja vendeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit