Kryeministri i Libisë Fayez al-Sarraj kritikoi heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare ndaj sulmeve të komandantit renegat Haftar

Mos i humb

Sipas një deklarate nga Zyra e Kryeministrit, Fayez ka kritikuar heshtjen e bashkësisë ndërkombëtare përballë sulmeve.

“Sulmet e çmendura të kryera nga krimineli i luftës Haftar ndaj kryeqytetit Tripoli këto ditë janë një shenjë se ai është dëshpëruar si rezultat i humbjeve të njëpasnjëshme dhe se ai është afër fundit të projektit të tij të përgjakshëm, të cilin e filloi për të marrë administratën. Krimet e tmerrshme të kryera nga Haftari nuk na lënë zgjidhje tjetër përveçse të përgjigjemi me kthetrën e hekurit, duke përdorur të gjitha mjetet tona”, tha al-Sarraj.

Haftar, udhëheqësi i forcave të armatosura të paligjshme në Libinë lindore, ka intensifikuar sulmet ndaj civilëve që nga fillimi i majit, pasi forcat qeveritare fituan kohët e fundit avantazhin dhe u shkaktuan humbje të rënda militantëve të tij.

Qeveria është sulmuar nga forcat e Haftarit që nga prilli i vitit 2019, duke shkaktuar më shumë se 1.000 të vrarë në dhunë. Ajo filloi operacionin “Stuhia e Paqes” më 26 mars për të zmbrapsur sulmet ndaj kryeqytetit.

Pas rrëzimit të sundimtarit të ndjerë Muammar Gaddafi në vitin 2011, qeveria e Libisë u themelua në vitin 2015 nën një marrëveshje politike të udhëhequr nga OKB.

Ushtria libiane synon milicitë e Haftarit

Ushtria ka vënë në shënjestër militantët e Haftarit në Tripolin jugor, tha për AA Mustafa al-Majai, zëdhënës i operacionit të qeverisë “Burkan Al-Ghadab”, ose “Vullkani i Zemërimit”.

Ai tha se përleshjet rifilluan pasi ushtria sulmoi milicitë e Haftarit të vendosura në rajonin Salahaddin në jug të Tripolit.

Ushtria shënjestroi pikat ku militantët filluan sulmet me raketa mbi vendbanimet civile në Tripoli gjatë ditës, tha ai, kurse një automjet i ngarkuar me dy bateri raketash Grad që i përkisnin milicisë u shkatërrua në kampin Yarmouk në jug të qytetit.

Ndërkohë, dëshmitarët thanë se pati përleshje të mëdha në rajonet Abu Salim dhe al-Hadba në jug të kryeqytetit, si dhe kanë dëgjuar shpërthime të dhunshme në Tripoli.

Të paktën gjashtë civilë u vranë në sulmet me raketa nga milicia e Haftarit në Aeroportin Ndërkombëtar Mitiga në Tripoli, tha qeveria të shtunën.

Parlamenti thërret për mbledhje urgjente të KS të OKB-së

Parlamenti i kërkoi Këshillit të Sigurimit (KS) të OKB-së të mblidhet urgjentisht të shtunën për të ndaluar sulmet nga milicitë e lidhura me Haftarin.

Deputetët kërkuan që OKB dhe KS të marrin vendime për të mbrojtur civilët nga sulmet mbi jetën dhe pronën e tyre dhe thanë që Këshilli duhet të përmbushë përgjegjësinë e tij për të mbrojtur civilët.

Parlamenti akuzoi Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) se mbështesin Haftarin, duke shtuar se EBA “nuk brengoset se libianët sakrifikohen”.

Milicitë e Haftarit mbështeten nga Franca, Rusia, EBA dhe Egjipti.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit