Kryeministri i Malit të Zi do ta vizitojë Kosovën, një zgjidhje është afër

Mos i humb

Një zgjidhje për çështjen e komplikuar të demarkacionit, që po e mban peng liberalizimin e vizave, mund të gjendet pas disa javësh. Bëhet e ditur se muajin e ardhshëm Kosovën pritet ta vizitojë kryeministri i Malit të Zi, Dusko Markoviq, me ftesë të kryeministrit Ramush Haradinaj.

Kriza e shkaktuar nga çështja e demarkacionit mund të nisë të zgjidhet pas disa javësh. Kryeministri i Malit të Zi pritet të qëndrojë në Kosovë nga data 20 deri më 30 janar, vitin e ardhshëm, merr vesh Gazeta Express nga burimet.

Mbrëmë Haradinaj ka qëndruar në Bruksel, ku ka takuar shefin e Qeverisë së Malit të Zi, i cili, po ashtu, ka qëndruar në kryeqytetin evropian bashkë me 6 kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja për kufirin me Malin e Zi është dërguar në Kuvend, por ende nuk është nxjerrë në rend dite. Bashkë me të është dërguar edhe një raport i harruar nga Komisioni Bulliqi, ku thuhet se Kosova ka humbur tokë nga kjo marrëveshje.

Nuk dihet ende se kur do ta kenë deputetët e Kuvendit të Kosovës në agjendë këtë çështje. Sido që të jetë, koalicioni aktual, sipas kryeministrit Haradinaj, e ka të vështirë t’i sigurojë 2/3 e votave të nevojshme për miratimin e kësaj Marrëveshjeje.

Haradinaj para nisjes në Bruksel ka deklaruar se vizita e tij në Bruksel do të sjellë një lajm rreth kësaj teme. Mbetet të shihet se cili do të jetë reagimi i Malit të Zi për demarkacionin, kur dihet se zyrtarët e këtij shteti vazhdimisht kanë përsëritur se demarkacioni është temë e kryer për ta./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit