Kryeministri irakian paralajmëron protestuesit me “burgim të përjetshëm”

Mos i humb

Kryeministri i Irakut, Adil Abdul-Mahdi në lidhje me protestat anti-qeveritare ka paralajmëruar se ata që shkelin ligjin mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Abdul-Mahdi ka publikuar një deklaratë me shkrim në cilësinë e paralajmërimit për protestuesit të cilët përdorin dhunë dhe tregojnë sjellje në kundërshtim me ligjet gjatë protestave të cilat vazhojnë që nga 1 tetori dhe të cilat kanë shkaktuar humbjen e jetëve të qindra protestuesve.

“Duket shumë qartë para syve se në protesta po ndodhë ‘terrorizëm dhe akte kriminale’. Po bëhen përpjekje për të dëmtuar prestigjin e shtetit duke vendosur në objektiv popullin e Irakut dhe forcat e sigurisë”, deklaroi Abdul-Mahdi.

Ai shtoi se nuk ka asnjë shpjegim vrasja e qytetarëve dhe forcave të sigurisë dhe se akte të tilla nuk kanë lidhje me demokracinë.

Abdul-Mahdi rikujtoi se për ata që u vënë zjarrin shtëpive të njerëzve të pafajshëm, ndërtesave të sigurisë si dhe ata që okupojnë ndërtesat publike gjatë protestave dënimi është me burg të përjetshëm. Ai bëri të ditur se edhe inkurajimi për dëmtimin e institucioneve publike ka një dënim prej 20 vitesh burg.

– Protestat në Irak

Irakianët po zhvillojnë protesta në rajone të ndryshme të vendit kundër papunësisë, korrupsionit dhe mungesës së shërbimeve publike. Protestuesit filluan protestat e tyre më 1 tetor ndërsa pas një pauze për shkak të ceremonive Arbain, ata rifilluan sërish protestat më 25 tetor.

Sipas informacioneve të OKB-së dhe Komisionerit të Lartë të Pavarur për të Drejtat e Njeriut në Irak, thuhet se në protestat në vend që vazhdojnë nga 1 tetori kanë humbur jetën 280 protestues ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur si pasojë e ndërhyrjes së forcave të sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit