Kryeministri irakian vizitë në Erbil për herë të parë pas referendumit

Mos i humb

Kryeministri i Irakut, Haidar al-Abadi, mbërriti sot në Erbil, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom kurd të Irakut verior, për herë të parë që nga referendumi fatkeq i vitit të kaluar mbi pavarësinë e këtij rajoni.

Al-Abadi arriti në Erbil nga Sulaymaniyah, qyteti i dytë më i madh i rajonit kurd, të cilin e vizitoi të mërkurën.

Kryeministri i Irakut u prit në aeroportin ndërkombëtar të Erbilit nga Nechirvan Barzani, kryeministri i Qeverisë Rajonale Kurde (KRG).

Al-Abadi shpreson të sigurojë një mandat tjetër si kryeministër në krye të Aleancës së Fitores (Tahaaluf al-Nasr), një bllok politik shia, në zgjedhjet parlamentare të majit.

Në fushatën e tij elektorale, al-Abadi ka vënë në dukje rolin e tij kryesor në fitoret e fundit të Irakut kundër grupit terrorist DEASH, pengimin e projektit të pavarësisë rajonale Kurde të vitit të kaluar dhe përpjekjen e vazhdueshme kundër korrupsionit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit