Kryeministri japonez kërkon të ndërmjetësojë në mes SHBA dhe Iranit

Mos i humb

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe po shqyrton mundësinë që muajin e ardhshëm të vizitojë Iranin, për shkak të tensioneve në rrijte mes Teheranit dhe Washingtonit.

Por, lidhur me këtë Abe pret të këshillohet me presidentin e SHBA-ve Donald Trump, pasi të mbërrijë këtë fundjavë në Tokio.

Agjencia japoneze e lajmeve Kyodo, duke u thirrur në një burim anonim të qeverisë, sot njoftoi se vizita e kryeministrit Abe në Iran mund të zhvillohet nga mesi i qershorit. Abe, i cili shpreson në ndërmjetësimin midis SHBA-ve dhe Iranit do të kërkojë miratimin e Trumpit gjatë vizitës së tij e cila fillon të shtunën.

Raporti u shfaq shtatë ditë pasiqë ministri i Jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif vizitoi Tokion.

Japonia është importuesi më i madh i naftës iraniane para sanksioneve. Nëse vizita realizohet, Abe do të bëhet udhëheqësi i parë që viziton Iranin që nga viti 1978.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit