Kryeministri japonez uron presidentin Erdogan për fitoren në zgjedhje

Mos i humb

 

 

 Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, përmes një bisede telefonike uroi presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e fitores në zgjedhjet e 24 qershorit në Turqi, njoftuan burimet presidenciale.

Sipas burimeve, dy liderët në bisedë telefonike po ashtu kanë konfirmuar vendosmërinë për zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe në të ardhmen.

Erdoğan dhe Abe kanë folur edhe për përshpejtimin e ndërtimit të centralit bërthamor në Sinop të Turqisë, ndërsa kanë ngelur dakord të takohen në kuadër të Samitit G-20 që do të mbahet në Argjentinë.

Abe ka nënvizuar se Japonia do të marrë presidencën e radhës në G-20 në vitin 2019 dhe është shprehur i lumtur që do ta takojë presidentin turk edhe në Japoni.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit