Kryeministri Johnson fiton votimin për shkeljen e Marrëveshjes së Brexit-it por ka kundërshtime

Mos i humb

Kryeministri Boris Johnson fitoi të hënën votimin e parë të disa votimeve në Parlament për planin e tij për të shkelur traktatin e Brexit-it, megjithëse ai përballet me një rebelim në rritje mes ligjvënësve që thonë se shkelja e ligjit ndërkombëtar do të dëmtojë reputacionin e Britanisë.

Johnson, i cili ka një shumicë prej 80 vendesh në Dhomën e Komunave, siguroi miratimin e të ashtuquajturit votim paraprak të Projektligjit për Tregun e Brendshëm, me 340 pro dhe 263 kundër.

BE-ja thotë se projekt-ligji i kryeministrit Johnson do të prishë bisedimet tregtare dhe do ta çojë Mbretërinë e Bashkuar drejt një Brexiti të pakontrolluar, ndërsa ish-udhëheqësit britanikë kanë paralajmëruar se shkelja e ligjit është një hap që dëmton imazhin e vendit.

Kryeministri Johnson tha se ishte e domosdoshme për të kundërshtuar ato që ai i quajti kërcënime absurde nga Brukseli, përfshirë idenë që Londra të vendosë kontrolle doganore midis Britanisë dhe Irlandës së Veriut dhe të imponojë një bllokadë ushqimore – hapa që ai tha kërcënojnë unitetin e Mbretërisë së Bashkuar.

“BE-ja ende nuk e ka hequr atë fishek nga tavolina,” i tha kryeministri Johnson Parlamentit para votimit. “Ajo që nuk mund të bëjmë tani është të tolerojmë një situatë ku homologët tanë të BE-së të besojnë seriozisht se kanë fuqinë për të shkatërruar vendin tonë.”

BE ka kërkuar që Britania të heqë pjesën kryesore të projektligjit deri në fund të shtatorit dhe se nëse nuk e bën një gjë të tillë, nuk do të ketë marrëveshje tregtare në fund të vitit që do të mbulonte gjithçka, nga pjesët e makinave e deri te ushqimi./VOA/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit