Kryeministri Kurti udhëton për Munih

Mos i humb

Kosovë : Janë rregjistruar 19 raste të reja me Covid-19 dhe 24 të shëruar në 24 orët e fundit

Sot më 03 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 253 mostra të marra...

Këshilli Politik mblidhet sërish sot në orën 17:00

Takimi i radhës i grupit negociator për reformen zgjedhore do të zhvillohet sot në ora 17:00 tek Pallati Kongreseve.

Një tërmet me fuqi 6.8 ballë godet Kilin

Një tërmet me fuqi prej 6.8 ballë sipas Rihterit ka goditur shtetin e Amerikës Jugore, Kili. Qendra amerikane për...

Kanella më efekive kundër dhimbjeve

Disponueshmëria e informacionit ka bërë të mundur që njerëzit të edukohen rreth temave të ndryshme shumë më shpejtë dhe shumë më lehtë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Munih për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë në mes shumë zyrtarëve të huaj.

Këtë e kanë konfirmuar për klankosova.tv Zyra e Kryeministrit.

Nga Kosova ka shkuar edhe presidenti Hashim Thaçi, i cili sot ishte i pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes për hekurudha dhe autostradën me Serbinë bashkë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, njofton Klan Kosova.

Në këtë marrëveshje që u konsiderua historike edhe nga ndërmjetësit amerikanë nuk ishte Kurti, por ai do të jetë pjesë e panelit bashkë me Thaçin dhe Vuçiqin.

Gjatë ditës së djeshme kryeministri ka kërkuar takim me presidentin për t’i bashkërenduar qëndrimet dhe siç tha Kurti “ta japim tërë kapacitetin tonë intelektual e patriotik në prezantimet e takimet që do t’i bëjmë”.

Mirëpo, ky takim nuk u realizua për shkak se ftesa presidentin i shkoi pas udhëtimit të tij drejt Gjermanisë. Nga Presidenca kanë thënë se takimi mes dy udhëheqësve kosovarë mund të mbahet edhe në Munih për të njëjtin qëllim.

Për Kurtin kjo është vizita e parë në Europë që e përfaqëson Kosovën në një konferencë të rangut të lartë.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Studiuesit thonë se infeksioni i Covid u eksportua nga Europa për në New York

Rastet e para me Covid-19 në Nju-Jork e kanë origjinën në Europë. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Shkolla...

Zvicër : Nga 6 qershori, floktoret do të punojnë me kapacitet të plotë

Nga 6 qershori, lokalet e parukerisë në Zvicër mund të përdorin përsëri kapacitetin e tyre të plotë. Sigurisht,...

Hoti në mbledhjen e parë të qeverisë: Do t’i kthehemi punës e jo retorikës

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë me kabinetin e ri qeveritar. Në fjalën e tij...

Zvicër: Të huajt në Bazel fitojnë të drejtën për t`u zgjedhur

Kantoni Basel-stadt është kantoni i parë në Zvicër, ku të huajt do të kenë jo vetëm të drejtën për të votuar por...

Ambasada amerikane jep detaje për Fondin 5.5 milionë dollarë për Shqipërinë

5.5 milionë dollarë, për ngritjen e Akademisë Amerikano-Shqiptare të Transparencës (USATA) i janë dhënë Shqipërisë nga SHBA. Ambasada e...