Kryeministri malazez i përgjigjet Veselit: Nuk bëjmë aleancë me askënd kundër Serbisë

Mos i humb

Kryeministri malazez Dushko Markoviç, e quan të papranueshme kërkesën e Kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, për një aleancë Prishtinë-Shkup-Podgoricë kundër Serbisë, duke e quajtur këtë kërkesë të pakuptimtë.

Në një konferencë të përbashkët me komisionerin Johanes Hahn, Markoviç ka thënë se nuk e ka kuptiar mesazhin e Veselit

“Mali i Zi nuk ka qenë kurrë në aleancë kundër askujt, madje as  kundër Serbisë. Unë nuk e kuptoj një mesazh të tillë. Për qytetarët e Malit të Zi kjo kërkesë  është e papranueshme”, ka thënë Markoviç.

Ky reagim i Markoviç, ka ardhur pasi që kryeparlamentari Kadri Veseli në një intervistë në ktv  ka bërë thirrje për formimin e një “pakti” kundër Serbisë.

“Maqedonia dhe Mali i Zi janë në NATO, ne nuk jemi, hajde të mblidhemi të kundër Serbisë,” ftoi Veseli.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit