Kryeministri më i moshuar në botë në biçikletë, ndihet “i gjallë”

Mos i humb

Edhe dy raste me koronavirus në Kosovë, shkon në 63 numri i të infektuarve

Instituti i Shëndetit Publike ka njoftuar se edhe dy raste të reja janë konfirmuar me koronavirus në Kosovë. “Sot...

Sot testohen dhjetë mjekë të Llapit që patën kontakte me të infektuarit me COVID-19

10 mjekë e infermierë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Podujevë do të testohen sot për të parë nëse janë të...

Spanja konfirmoi 769 vdekje të reja nga koronavirusi

Spanja sot regjistroi 769 vdekje për shkak të koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit, që është shifra më e lartë për një...

Merret vendimi/ Shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Pak më parë është publikuar në fletoren zyrtare shpallje e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. Çfarë do të thotë kjo?

Kryeministri më i moshuar në botë që ende është në shërbim, Mahathir Mohamad, i befasoi të gjithë kur shkoi rreth një qyteti në Kuala Lumpur me biçikletë.

Kryeministri i Malajzisë, i cili muajin e kaluar festoi ditëlindjen e tij të 94-të, udhëhoqi me grupin e çiklistëve të rinj të dielën në mëngjes rreth Putrajaya, prej nga ai udhëheq me qeverinë.

“Këtë mëngjes ne patëm shansin të ngasim biçikletën për pothuajse 11 kilometra. Falë Zotit, ndihem i freskët dhe i gjallë”, shkroi Mahathir në rrjetet sociale.

Videoja e ngjarjes që zgjat 23 sekonda, shfaq kryeministrin e Malajzisë të veshur me veshjet e atletëve, duke ngasur një biçikletë të kuqe dhe duke udhëtuar nëpër parqe rreth një liqeni.

Mahathir Mohamad krijoi entuziazëm në rrjetet sociale me çiklizmin e tij. Videoja ku ai ngas biçikletën u shpërnda më shumë se 12.000 herë.

Mahathir Mohamad u kthye në pushtet në vitin 2018 dhe po udhëheq me koalicionin qeverisës në Malajzi që synon të rregullojë ekonominë e shtetit. Ai është politikani musliman i zgjedhur me shërbimin më të gjatë në botë.

Me rastin e ditëlindjes së tij të 94-të muajin e kaluar, Mahathir tha: “Dëshira për ditëlindjen time është shumë e thjeshtë, që unë të mund të përfundoj punën time për të vendosur Malajzinë në rrugën e rimëkëmbjes. Është një privilegj dhe nder që t’i shërbej këtij vendi”.

Lindur më 20 dhjetor 1925 në Alor Setar në shtetin verior i Malajzisë, Kedah, Mahathir studioi dhe punoi në mjekësi para se të futej në politikë në fund të viteve të 50-ta.

Ai u martua me Siti Hasmah në vitin 1956 dhe të dy kanë shtatë fëmijë – katër biologjikë dhe tre të birësuar.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Vitia: Në rast neglizhence nuk do të mund t’i përballojmë fluksit me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë serish thirrje qytetarëve që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të dhëna nga institucionet shëndetësore në lidhje...

Kurti: Qeveria dhe Kryeministri janë në detyrë deri në zgjedhjet e reja

Përfundimisht, para se të kërkojë emrin e kandidatit nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Presidenti duhet të mendojë për datë të zgjedhjeve për të gjithë....

Tri raste të reja me koronavirus në Kosovë, shkon në 94 numri i të prekurve

Janë konfirmuar dhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë. Këtë e ka bërë të ditur IKSHPK përmes...

Australia planifikon “spital virtual” në luftën kundër COVID-19

Australia po përgatiet të zbatojë një plan-projekt që parasheh trajtimin e pacientëve me koronavirus në shtëpitë e tyre përmes një sistemi special...

Zvicra aplikon masa ndihmëse për biznesin, ndan 20 miliardë USD

Qeveritë e shteteve europiane po mendojnë si të ndihmojnë bizneset, që këta të fundit të kenë mundësi të ripërtërihen, për shkak të...