Kryeministri po përgatit dialogun me studentët dhe premton se ka surpriza

Mos i humb

Burime nga Kryeministria për Top Channel informojnë se një grup i ngushtë pranë kryeministrit po punon intensivisht për përgatitjen e dialogut.

Të njëjtat burime flasin për elementë surprizë që do t’u shtohen pikave të studentëve.

Ndërkohë, kryeministri është gati që për të teta pikat të nisë zbatimi, me të nisur dialogu. Drafti i uljes së tarifave shkon përtej kërkesës së studenteve dhe pret firmën e Ramës për të shkuar drejt Kuvendit, vetëm pas nisjes së dialogut.

Po ashtu është punuar për të gjitha pikat e tjera, në pritje të studentëve që duan të dialogojnë.

Burimet konfirmojnë gjithashtu se, pa u hapur dialogu, kryeministri nuk ka ndërmend të lëvizë nga pozicioni i tij.

Pjesë e draftit të këtij grupi pune është edhe vendimi për të shkarkuar anëtarët e qeverisë në bordet e administrimit të universiteteve publike, siç kishte njoftuar Rama, por edhe në këtë rast nuk është hedhur firma. E njëjta gjë edhe për drejtorët e konvikteve. Kjo, sepse kryeministri mbetet në pritje të dialogut me studentët, pa të cilin nuk do të hidhet asnjë hap.

Por, me këtë njoftim të sotmin duket se qeveria me në krye kryeministrin Rama po hedh një hap përtej asaj çfarë mund të premtohet apo mund të bëhet, pasi grupi i punës e ka tashmë një draft për të kaluar menjëherë në zbatim.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit