Kryeministri Ramush Haradinaj, priti në takim Auditorin Gjeneral të Polonisë, Krysztof Kwiatkowski

Mos i humb

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me Auditorin e Përgjithshëm të Kosovës, Besnik Osmani, ka pritur në një takim Auditorin e Gjeneral të Polonisë, Krysztof Kwiatkowski dhe Bujar Leskaj, nga Institucioni Suprem i Auditimit të Shqipërisë.

Me këtë rast, Kryeministri Haradinaj, ka vlerësuar punën që bënë Zyra Kombëtare e Auditimit të Kosovës, njëkohësisht  ka falënderuar z. Kwiatkowski për mbështetjen që Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë i ka dhënë ZKA-së  në ngritjen e kapaciteteve profesionale sidomos në auditimin e ndërmarrjeve publike.

Kryeministri Haradinaj, në veçanti ka shprehur falënderimin e tij për shtetin e Polonisë dhe të Shqipërisë për mbështetjen e pa rezervë për Kosovën që nga koha e luftës dhe në fazat tjera të shtet-ndërtimit.

Ky takim u zhvillua në margjinat e mbylljes së projektit të binjakëzimit për Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i realizuar nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë në bashkëpunim me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Britanisë së Madhe./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit