“Kryeministri shkeli ligjin në fushatën elektorale”, LSI letër Kryeprokurores

Mos i humb

Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dërguar zyrtarisht një letër ditën e sotme Prokurores së Përgjithshme, ku përcillet shqetësimi “mbi veprimet antiligjore dhe thirrje antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë” dhe kërkohet informacion mbi hetimin e kësaj çështje.

“LSI ka dërguar pranë institucionit tuaj një material të detajuar me nr.142/2 prot, datë 17.06.2017, me lëndë: “Përcillen shqetësime mbi veprimet antiligjore dhe thirrje antikushtetuese të Kryeministrit të vendit gjatë mitingut elektoral në Kuçovë, për pjesëmarrje dhe aktivizimin e punonjësve të policisë së shtetit në fushatë dhe aktivitet elektoral në mbështetje të PS”, ku provohet shkelja e ligjit dhe Kushtetutës nga ana e Kryeministrit.

Kërkojmë nga ana juaj, të na informoni mbi hetimin e kësaj çështje nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme”, shkruhet në letrën e LSI-së./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit