Kryeministri slloven jep dorëheqje

Mos i humb

Kryeministri slloven Miro Cerar ka dhënë dorëheqje pasi Gjykata e Lartë anuloi rezultatet e referendumit mbi projektin hekurudhor të mbështetur nga qeveria.

Cerar ka dhënë dorëheqje pas takimit të jashtëzakonshëm të qeverisë të mbajtur mbrëmë dhe pasi u anuluan nga Gjykata e Lartë rezultatet e referendumit të mbajtur në shtator të vitit të kaluar mbi projektin hekurudhor të Koper-Divaca, të mbështetur nga qeveria dhe që u votua nga shumica e qytetarëve.

Pas takimit të jashtëzakonshëm të qeverisë, Cerar tha se anulimi i rezultateve të referendumit ishte “pika e fundit që ka mbushur kupën”, duke shtuar më tej se, “Projekti hekurudhor ka marrë një goditje të re. Nuk dua të përfshihem në ngjarje të tilla”.

Më tej thuhet se Cerar brenda ditës bashkë me arsyet do t’i paraqesë dorëheqjen presidentit Borut Pahor.

Qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri Cerar, ka qenë në pushtet që nga viti 2014. Sllovenia në kushte normale pritej të zhvillonte zgjedhje të përgjithshme në maj.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit