Kryeministri Zaev takon studentët inovatorë

Mos i humb

 

 

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, ka vizituar Fondin për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, ku së bashku me drejtorin e këtij institucioni, Jovan Despotovski, u takua me inovatorët dhe mentorët e tyre të cilët do të përfaqësojnë Maqedoninë në konkursin në SHBA.

Kryeministri Zaev theksoi se ndjehet i nderuar për takimin me studentët, me të cilët siç tha ai, ka biseduar rreth risisë së tyre dhe shpikjes, përkatësisht për një robot që kryen detyra në fushën e hidrodinamikës.

“Me këtë risi të tyre, studentët tanë nga Koçani do ta paraqiten në Kampionatin Botëror në Detroit, që organizohet nga Asociacioni për njohjen e shkencës dhe teknologjisë dhe kompanisë Lego”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se Republika e Maqedonisë mund të krenohet dhe të presë një të ardhme të ndritur me të rinj si këta, të cilat janë një dëshmi se mund të krijohen vepra të mëdha.

“Ky ekip i përbërë nga pjesëmarrës të rinj dhe të përkushtuar do të përfaqësojë dhe prezantojë Republikën e Maqedonisë në hartën e botës të inovatorëve të rinj, dhe për këtë, meriton përkrahjen tonë. Qeveria, institucionet por edhe qytetarët e vendit do të duhet t’i përkrahim mendjet e reja të Maqedonisë, dhe t’i urojmë për këtë”, theksoi Zaev.

Nxënësi Borjan Ilievski nga Koçani, theksoi se përmes kësaj gare ata kanë shënuar një sukses me kualifikimin në garën që do të mbahet në Detroid, më saktësisht në Kampionatin Botëror.

“Përdorëm një robot të përbërë nga kubet Lego, i cili përfshin në vete katër motorë dhe tre sensorë. Ky robot në formë të kubit, ka për qëllim të përmirësojë precizitetin dhe punën konstante të robotitit”, theksoi ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit