Kryeministrja britanike Theresa May do të dorëhiqet më 7 qershor

Mos i humb

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May sot njoftoi se më 7 qershor do të dorëhiqet nga posti i kryetares së Partisë Konservatore.

May tha se do të mbetet kryeministre e përkohshme derisa nuk zgjidhet pasuesi apo pasuesja e saj, ndërkaq ky proces pritet të zgjasë disa javë.

Ajo u dorëzua para një presioni të madh të partisë së saj që të ndërpresë procesin e passuksesshëm për të cilën u përpoq që Britaninë e Madhe ta nxjerrë me një marrëveshje nga Bashkimi Evropian.

Largimi i saj do të nxisë garën për pozitën e kryetarit të partisë për të cilën mund të propozohet çdo anëtar i Parlamentit britanik nga Partia Konservatore. Një nga favoritët e mëhershëm është Boris Johnson, ish-sekretar i Jashtëm dhe mbështetësi i Brexit-it.

Britania duhet ta braktisë BE-në më 31 tetor, por Parlamenti ende nuk ka caktuar kushtet e largimit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit