Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo jep dorëheqje

Mos i humb

Kryeministrja e Polonisë, Beata Szydlo dha dorëheqje pas dy viteve të kaluara në krye të qeverisë.

Zëdhënësja e qeverisë polake Beata Mazurek tha se kryeministrja Szydlo dorëheqjen e saj e kishte dorëzuar para udhëheqësisë të Partisë për Drejtësi dhe Ligj (PIS) dhe se Bordi Drejtues i kësaj partie e kishte pranuar.

Mazurek njoftoi se partia për kreun e ri të qeverisë do të propozojë Mateusz Morawiecki, zëvendëskryeministrin aktual dhe ministrin e Financave dhe Zhvillimit të Polonisë.

Zëdhënësja gjithashtu tha se kryeministrja në largim Szydlo edhe në qeverinë e re do të kryejë një funksion të rëndësishëm duke mos zbuluar funksionin e ri.

Zëvendësministri i Kulturës të Polonisë, Jaroslaw Sellin tha se pritet që qeveria e re e kryeministrit Morawiecki të marrë detyrën të martën dhe njoftoi ndryshime të mundshme në gjyqësorin e Polonisë.

Kryeministrja në largim Szydlo iu drejtua publikut me një mesazh të shkurtër në rrjetet sociale në të cilat ajo shkruante se dy vitet e fundit ishin të veçanta për të./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit