Kryeminstrja britanike May para një presioni për dorëheqje

Mos i humb

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May është duke u përballur me presion gjithnjë e më të madh që vjen nga Partia e saj Konservatore për dorëheqje apo për caktimin e datës së largimit të saj, për të siguruar mbështetje për planin e saj rreth Brexit-it.

Mediat britanike sot raportojnë se disa zyrtarë të lartë partiakë kanë kërkuar nga May të pranojë për pozitën e saj të dobësuar politike dhe të japë dorëheqje. Por, deri më tani nuk ka zëra nga “Downing Street” rreth dorëheqjes së mundshme.

May deri më tani ka arritur të sigurojë mbështetjen në Parlamentin britanik për planin e largimit nga Bashkimi Evropian, të cilën deputetët e refuzuan në dy raste.

Ajo ka paralajmëruar se ekziston mundësia që të dërgojë planin për herë të tretë në procedurë parlamentare nëse nuk sigurohet mbështetja për miratimin e tij.

Britania duhet të largohet nga BE-ja më 12 prill, përveç nëse plani i largimit nga Unioni nuk miratohet apo nëse nuk arrihet një aranzhman i ri.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit