Kryeparlamentari gjerman propozohet për negociator në bisedimet Kosovë -Serbi

Mos i humb

Drejtori i Programit për ndërtimin e paqes e drejtësisë në Institutin për studime të të drejtave të njeriut në Columbia David Phillip ka folur ka rekomanduar që negociatat Kosovë – Serbi të drejtohen nga kreu i parlamentit të Gjermanisë, Wolfgang Schauble.

Phillips, në përgjigjet për gazetën “Danas” ka propozuar që të ndryshojë formati i dialogut të Beogradit e Prishtinës, të definohen qartë temat e bisedimeve dhe të vendoset afati i tyre, më së shumti dy vjet, si dhe në to aktivizohen negociatorë të njohur ndërkombëtarë.

Federica Mogherini edhe më tej mund të luajë rol ceremonial, porse është i nevojshëm që një negociator me përvojë të marrë rolin udhëheqës.

“Rekomandojmë që Wolfgang Schäuble të jetë ai”, ka thënë Phillips.

Sipas fjalëve të tij, SHBA-ja do të duhej ta emëronte emisarin për dialog, e Condolezza Rice, e cila ka përvojë në Ballkan dhe është shumë e respektuar, mundet në mënyrë efektive të punojë në ekipin e Schäubles për t’u përfunduar ato negociata.

Në pyetjen nëse Moska do të duhej të përfshihej në negociata, Phillips mendon se ndërmjetësit ndërkombëtare mund t’i njoftojnë zyrtarët rusë, por nga distanca.

Pse të ulet Rusia në tryezë? Moska tashmë ka ndikim të rëndësishëm në aktivitetet e agjencisë ushtarake informative në rajon sikur dhe në operacionet informative në bazën “zjarrfikëse” në Nish, ka vlerësuar Phillips./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit