Kryeparlamentari i Marokut: Liga Arabe ka nevojë për reforma rrënjësore

Mos i humb

Kryetari i Parlamentit të Marokut, El-Habib el-Maliki, tha se Liga Arabe ka nevojë për reforma gjithëpërfshirëse.

Në një intervistë për televizionin shtetëror palestinez në lidhje situatën e përgjithshme të botës arabe dhe çështjen palestineze, Maliki tha se gjendja në vendet arabe nuk është e mirë.

“Ligës Arabe i duhen reforma rrënjësore për të përmbushur kërkesat e kësaj faze”, tha Maliki, duke mos dhënë detaje mbi përmbajtjen e reformave që ai i konsideron të nevojshme.

Duke shprehur besimin e tij për çështjen e Palestinës si vendimtare për botën arabe, Maliki deklaroi se uniteti kombëtar në kauzën palestineze është domosdoshmëri jetike për të ardhmen e luftës dhe rezistencës.

Maliki tha se me bashkimin e radhëve palestineze dhe arabe, humbjet e botës arabe në vitet e fundit mund të rikuperohen.

“Pajtimi palestinez do ta ndihmojë gjithashtu unitetin në vendet arabe. Aq sa pajtimi palestinez ka mangësi, po aq ka ndarje midis radhëve arabe”, tha Maliki, duke nënvizuar mbështetjen e vendit të tij në mbrojtje të tokave palestineze.

Maliki gjithashtu reagoi ndaj përpjekjeve të qeverisë izraelite për të “aneksuar” territoret palestineze.

Politikani maroken i bëri thirrje administratës së Tel Avivit për lirimin e të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite dhe kthimin e refugjatëve palestinezë në trojet e tyre.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit