Kryeparlamentari Veseli: U vonuam shumë për demarkacionin, seanca këtë javë ose…

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, është shprehur i bindur se shumë shpejt do të arrihet konsensusi për votimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij seanca për demarkacionin ka gjasa të mbahet gjatë këtyre ditëve e më largu javën e ardhshme.

“ Besoj se shumë shpejtë do të arrijmë konsensus për demarkacionin. Jemi vonuar mjaftë. Nuk kemi të drejtë që ti mbajmë qytetarët e bllokuar. Jemi duke punuar me grupet parlamentare që ta tejkalojmë keqkuptimin e vogël që patëm javën e kaluar’, tha kryeparlamentari Veseli.

Ai e vlerësoj tejet të nevojshme mbajtjen e seancës sa më parë, për të cilën seancë pret reflektim edhe nga Lista Serbe.

‘”Ka mundësi që seanca të mbahet gjatë këtyre ditëve,por edhe javën tjetër, por duhet që kjo çështje të kalon. Besoj që do të reflektojë edhe Lista serbe’, tha Veseli, transmeton Kosova Post.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit