Kryeparlamentari Xhaferi takon Stoltenbergun

Mos i humb

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, realizoi takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili qëndron në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë.

Republika e Maqedonisë, ka thënë Xheferi i cituar në një kumtesë nga kabineti i tij, i ka thënë Stoltenbergut se tashmë për 18 vjet, Maqedonia me sukses e përpilon planin vjetor për anëtarësim në NATO, për çka ai, edhe në kohën kur ka qenë zëvendësministër dhe ministër i Mbrojtjes, ka patur angazhim të madh dhe pjesë në përpjekjet për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO.

Xhaferi në takim me Stoltenbergun ka shprehur bindje se vetëm me dialog konstruktiv me fqinjët, në raport me çështjet kontestuese dhe me angazhim aktiv të institucioneve dhe të gjitha subjekteve politike në përmbushjen e Planit 3-6-9, do të finalizohet “puna e papërfunduar”, e Samitit të Bukureshtit të NATO-s në vitin 2008.

Në të njëjtën kohë, kryeparlamentari Xhaferi ka njoftuar mysafirin edhe me axhendën e Kuvendit në planin e përmirësimit të rregullativës ligjore në sektorin e sigurimit, me ç’rast do të sigurohet mbikëqyrje parlamentare cilësore dhe demokratike.

Press qendra e Kuvendit të Maqedonisë bën të ditur se Stoltenbergu nga ana e tij ka ripërsëritur përkrahjen e mëtutjeshme të NATO-s për përmbushjen e axhendës ambicioze reformuese të qeverisë së re në Maqedoni, në veçanti në fushën sundimit të së drejtës, përforcimit të shoqërisë multietnike dhe parimeve të Marrëveshjes së Ohrit, si edhe mbajtjen dhe kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Në këtë drejtim, ka thënë ai, hap pozitiv është ratifikimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bullgarisë, me të cilën hapet një kapitull i ri dhe cilësor në kontekstin rajonal.

NATO-ja me vëmendje të madhe e përcjell progresin në funksionimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, veçanërisht pas ngjarjeve të pakëndshme të 27 prillit të vitit të kaluar, për arsye se beson se Kuvendi është platforma për punën e përbashkët të pushtetit dhe opozitës, nëpërmjet dialogut real politik, të punojnë në mënyrë konstruktive për të mirën e të gjithë qytetarëve./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit