Kryeparlamentarja e Bullgarisë ia konfirmon Veselit mbështetjen për Kosovën në të gjitha fushat

Mos i humb

Një studente dyshohet me covid-19 . Anulohet provimi i sotëm te Politekniku, nis dezinfektimi

Një studente e vitit të tretë në Fakultetin e Teknologjisë dhe Informacionit në Universitetin Politeknik është infektuar me Covid-19.

Ndërron jetë në Infektiv mjeku hematolog, profesor i Fakultetit të Mjekësisë nga Covid-19

Ndërron jetë në spitalin Infektiv mjeku hematolog, Arjan Pushi, njëkohësisht profesor i fakultetit të Mjekësisë. Arjan Pushi, prej pak ditësh ishte shtruar...

Si dhe pse rrezikohet një tjetër mbyllje në pikun e verës

Në një verë të trazuar dhe me Covid nëpër këmbë, duket e vështirë për të aplikuar masa sociale kundër koronavirusit dhe vështirë...

Mbështetësi i Gylen drejt ekstradimit në Turqi, Shqipëria i refuzon kërkesën për azil

Autoritetet shqiptare i refuzojnë kërkesën për azil mbështetësit të lëvizjes “Gylen” Selami Simsek. Në mars, shtetasi turk, Selami Simsek...

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, gjatë qëndrimit në Bullgari, ka zhvilluar një takim të veçantë me homologen e tij bullgare, Tsveta Karayancheva.

Siç njofton kumtesa nga Kuvendi, në takim u diskutua për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe parlamenteve respektive, si dhe për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit në fushat me interes reciprok.

Veseli tha se Kosova dhe Bullgaria duhet të intensifikojnë marrëdhëniet midis tyre, aq më tepër kur tani shënohet 10-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike.

“Bullgaria është njëra ndër shtetet që e ka ndihmuar shumë Kosovën në të gjitha proceset, nga viti 1999. Është ndër vendet e para që e ka njohur shtetin tonë më 2008. Tani, brenda BE-së është zë i promovimit të Kosovës”, theksoi Veseli.

Kryetari i Kuvendit shtoi se mbështetja e Sofjes zyrtare për Kosovën vazhdon të mbetet e rëndësishme, si në bartjen e përvojës së saj legjislative, ashtu edhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë dhe aspiratat euro-atlantike.

“Mora zotimin se Bullgaria në mënyrë të vazhdueshme do të jetë përkrah Kosovës, në të gjitha proceset dhe sfidat që ajo ka para vetes në rrugëtimin e integrimit evropian. Bullgaria është përkrahëse në procesin e liberalizimit të vizave, është përkrahëse për Interpolin dhe në çdo proces aplikimi të Kosovës për anëtarësim në institucione ndërkombëtare”, tha kryeparlamentari Veseli.

Ai shprehu besimin se tani do të hapet një etapë e re bashkëpunimi në fushën ekonomike dhe tregtare midis dy vendeve.

Kryetarja e Parlamentit të Bullgarisë, Tsveta Karayancheva, nga ana e saj, konfirmoi mbështetjen e shtetit të saj për Kosovën edhe në të ardhmen, sidomos në rrugën e integrimit evropian.

- ISLAMSHOP.CH -
- ISLAMSHOP.CH -

Të fundit

Kosovë : Vdesin edhe 6 persona në QKUK nga Covid-19

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, përkatësisht klinikat e saj ku po trajtohen pacientët e prekur nga Covid-19 kanë njoftuar se gjatë ditës...

Hoti u bën thirrje grupeve parlamentare të mbajnë seancën për rishikim të buxhetit

Kryeministri Avdullah Hoti, u ka bërë thirrje grupeve parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të gjendet një formë për mbajtjen...

Eurostat: Në dy muaj 140 mijë viktima, të përqendruara në 50 rajone

Sipas ‘Eurostat’, në vetëm dy muaj janë regjistruar 140 mijë viktima nga infeksioni I koronavirusit, të gjitha të përqendruara kryesisht në 50...

Irani merr një vendimin ndryshe për maskat , 2500 infeksione të reja

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani deklaroi se të gjithë iranianët që nuk mbajnë maska, nuk do të kenë qasje në shërbimet shtetërore...

Australi, autoritetet fusin në karantinë 3000 banorë të Melburn-it

Përballë ringjalljes së infeksioneve të reja të shkaktuara nga Covid, në Melburn, në Australi, rreth 3000 persona i janë nënshtruar masave të...